Aktivitetet e ditës së sotme

07:05 | 24 Prill 2023
L G

Gjatë ditës së sotme do të mbahen disa aktivitete.

Njëra ndër to është edhe mbledhja e kryesisë së Kuvendit, raporton Arbresh.info.

Ngjarjet e ditës: 24 prill 2023

09:00
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) organizon konferencën e parë STEMinists, e cila mbahet nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit. (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës).

10:00
Organizohet tryeza e rrumbullakët me temën: “Studimet duale model i edukimit universitar, sfidat e harmonizimit me pritshmërinë e tregut të punës”. (Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës)

11:00
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite pikat nga seancat e papërfunduara. (Ndërtesa e Kuvendit, C301) .

11:00
Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, dhe Zeinah Salahi, drejtoreshë e Misionit të USAID-it, do të marrin pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjeve të Mirëkuptimit për nisjen e aktivitetit të mbështetur nga USAID-i të Partneritetit me sektorin privat për forcimin e arsimit të lartë. Marrëveshjet do të nënshkruhen ndërmjet Universitetit të Iowas dhe Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë) .

11:00
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike organizon tryezën e rrumbullakët në kuadër të Javës së Imunizimit. Merr pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. (Hotel “Swiss Diamond”) .

15:00
Përurohet libri poetik “Akullorja në shi” te poetes dhe profesoreshës Bedrie Bajokut. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”)/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme