Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, gjatë periudhës kohore 03.11.2023-09.11.2023 në vazhdën e implementimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1227 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:
Hetim i 19 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,
Hetim i 12 aksidenteve të komunikacionit me të lënduar,
Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve për nëntë ngasës,
Gjithashtu Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan gjatë patrullimit me veturën me pajisje inteligjente ka shqiptuar 152 gjoba, nga të cilat 59 gjoba janë shqiptuar vetëm për skadim të afatit të regjistrimit të mjetit, kundërvajtje këto të identifikuara nga pajisjet inteligjente.
Po ashtu janë identifikuar dhe shqiptuar gjoba edhe për kundërvajtësit të cilët kanë përdorur telefonin gjatë ngasjes, mos përdorim i dritave në automjet, tejkalim i shpejtësisë të lëvizjes etj.
Po ashtu janë shqiptuar edhe 91 gjoba ndaj ngasësve të kamionëve dhe autobusëve në kudër të planit operacionel ‘’Road Poll’’.
Njësitet policore të Drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...