Shkruan: Sonja Biserko
Adem Demaçi është pa dyshim ndër mbrojtësit më të spikatur të të drejtave të njeriut në Ballkan, me një prej karrierave më të gjata për provimin e të drejtave të njerëzve, gjë për të cilën u burgos për një kohë tejet të gjatë – plot 28 vjet. I quajtur Mandela i Ballkanit dhe lider ideologjik e shqiptarëve të Kosovës, Demaçi ka qenë mishërimi i qëndresës kombëtare të Kosovës.
Lidhja ime me të ka qenë shumë personale: kemi punuar bashkë përgjatë kohërave më të rënda për shqiptarët e Kosovës, gjatë periudhës së aparteidit, thënë ashtu, të grushtit të hekurt të regjimit të Millosheviqit. Për mua ai gjithmonë do të jetë lider romantik që ka magjepsur të gjithë me çiltërsinë dhe një lloj mospërvoje politike. Ishte thjesht simbol i qëndresës së shqiptarëve të Kosovës.
Filluam të punonim së bashku në vititn 1997 kur përgatisnim dialogun e parë serbo-shqiptar në Ulqin. Asokohe, shpresonim se konflikti shumëvjeçar mes dy vendeve do të zgjidhej përmes dialogut. Pavarësisht përpjekjeve të forta të autoriteteve serbe për ta ndalur konferencën tonë, e cila fillimish u planifikua të mbahej në Pejë, në fund ne ia dolëm ta mbajmë në Ulqin.
Demaçi pruri me vete dyzet shqiptarë, përfshirë figura të shquara sikur Mahmut Bakallin, Azem Vllasin, Pajazit Nushin dhe Behlul Beqajn. Autobusi i tyre u prish kushedi ku në Mal të Zi. Ata mbërrinë në katër të mëngjesit. I prisnim në terasë të hotelit bashkë me përfaqësuesit serbë, ndër ta Novak Pribiqeviq, Ivan Gjuriq, Zhika Berisavljeviq, dhe Zharko Koraq. Për mua ishte një ndër takimet për prekëse mes njerëzve të brezave të ndryshëm, që diskutonin gjithçka qetësisht dhe arsyeshëm. Më vjen keq që nuk kishim kamerë me vete për ta incizuar këtë takim.
Pastaj, Demaçi tha, “Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se regjimi nuk do që na të bëjmë dialog. Sidoqoftë, mendoj se ana shqiptare nuk duhet ta injorojë regjimin serb në po të njëjtën mënyrë si ai na injoron ne. Duhet t’i themi regjimit serb çfarë mendojmë, edhe nëse është në formë të monologut.” Ai nuk u besonte kundërshtarëve serbë. Ai besonte se qëllimi historik i takimit ishte “të mos kthente vesh të shurdhër ndaj sfidës historike por ta shfrytëzojë tërë energjinë e saj dhe urgjentisht të merrej me atë që duhej bërë – t’ua kthente mendjen serbëve ende të manipuluar.”
Ai besonte se vetëm duke i ktheyr rrethanat para heqjes së autonomisë së Kosovës në vitin 1989 do të jetë e mundur të gjendet një zgjidhje afatgjate për konfliktin mes shqiptarëve dhe serbëve. Ai madje mbështeste një “konfederatë Ballkanike” e përbërë nga Serbia, Kosova dhe Mali i Zi. Në vitin 1997, Shtetet e Bashkuara të Amerikës propozuan diçka të ngjashme: RSJ-në federale. BE-ja po ashtu e mbështeti, por Serbia e hodhi poshtë propozimin.
Demaci po ashtu ishte për negociate të drejtpërdrejta mes serbëve dhe shqiptarëve. Sipas tij, Konferenca e Rambujesë në vitin 1999 dështoi t’i përmbushte këtë parakusht themelore dhe nuk ishte e përgatitur mirë.
Demaci u shfaq si një politikan gjatë valës së frustrimit të shqiptarëve të Kosovës ndaj politikave të qëndresës pasive, dhe u bë kreu i krahut politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Tani, pas “shtegut paqësor që nuk na shpiu askund” shqiptarët kanë të drejtë të rezistojnë, thoshte ai. Dhe, mos të ishte për UÇK-në, çështja e Kosovës nuk do të ndërkombëtarizohej.
Adem Demaci ishte politikani i parë shqiptar që erdhi në Beograd pas intervenimit të NATO-s. “Nuk besoj në liri vetëm për njërën anë, as për shqiptarët e as për serbët,” ka thënë ai në Qendrën për Dekontaminim Kulturor, duke shtuar, “pas të gjithë atyre gjërave i pllakosën, do të jetë vështirë që shqiptarët të binden që bashkëjetesa është e mundur, madje e domosdoshme, dhe me interes të përbashkët”.
Pas intervenimit të NATO-s, Demaci punonte që serbët të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë. Ai organizoi një numër konferencash, gjithmonë duke insistura që të flitej serbisht në ato raste.
Pas gjithë këtyre viteve, ne u takuam edhe disa herë. Gjatë vizitës sime të fundit në Kosovë këtë maj për një debat rreth shtetësisë së Kosovës, i organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, më është thënë se ishte i sëmurë. Jo diçka serioze, më thanë. Më vjen keq tani që e kam humbur mundësinë ta shihja atëherë. Ai vdiq në shtetin për të cilin kishte avokuar. Ai ishte, dhe gjithmonë do të jetë, një legjendë e Ballkanit.
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave