Zyrtari i Prokurimit në Ndërmarrjen Publike Banesore, Pajtim Balaj, i cili është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka quajtur “kryekëput politik” vendimin e Kryeshefit të ri të ndërmarrjes, Hajdar Hoxhës, për largimin e tij nga puna.
Balaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Kryeshefi i zgjedhur në pozitë më 14 shkurt të këtij viti, vendimin e parë e mori për shkarkimin e tij nga pozita e zyrtarit të Prokurimit.
“Vendimi i parë i anëtarit të PSD-së, Hajdar Hoxha, si kryeshef ekzekutiv i Ndërmarjes Publike Banesore, ku kam punuar në pesë vitet e fundit, na qenka largimi i Pajtim Balajt nga puna”, shkroi Balaj.
“Kjo vjen pas degradimeve të njëpasnjëshme që mu bënë nga strukturat e PSD-së, në dy vitet e fundit. Ky vendim i tyre, për të cilin besoj që ka bazë të fortë për shqyrtim nga Inspektorati i Punës, është kryekput politik dhe vjen si përgjigje ndaj qëndrimeve të mija politike karshi tyre dhe vjedhjes që ata ia bënë Lëvizjes, të shprehura publikisht nga unë”, shkroi ai në Facebook.
Balaj tha se ndihet krenar për punën që ka bërë në NPB.
“Me një ekip fantastik e kemi ngritur ndërmarrjen nga rrënojat, për ta shndërruar atë në një institucion profitabil për Komunën dhe banorët e saj. Ndihem shumë krenar, që arsyeja e tyre është politike dhe jo ndonjë tjetër, e cila sigurisht që do t’i gjejë Hajdarët një ditë”, ka thënë Balaj.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...