Pak minuta para fillimit të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës të rinjtë kanë mbajtur një aksion simbol para ndërtesës së Kuvendit.
Aktivistët e ‘Lëvizjes Politike’ kanë vendosur një bankë dhe dy karrige para Kuvendit, shkruan arbresh.info.
Ndërsa në tabelën përpara shkruante “Shkollë falas për deputetë, le të mësojmë pak se boll doktoruam”, teksa kishin vendosur edhe një abetare.
Njëri nga aktivistët tha se ky është mesazh për deputetët e Kuvendit të Kosovës.
“Me këtë ne dëshirojmë të u dërgojmë një mesazh deputetëve të popullit që t’i përfaqësojnë ata në mënyrë sa më të ndershme dhe të merituar”, ka thënë ai.
E aktivisti tjetër, Blendon Arifi kërkoi nga deputetë të mos bëjnë shaka në Kuvend teksa përmendi edhe gabimet e bëra gjatë leximit në seancë
“Ky është aktiviteti i dytë dhe është bazuar në ngjarjet që po ndodhin në vend, deputetët kanë filluar të bëjnë gabime fillestare që nga leximi, kanë filluar edhe të recitojnë dhe dëshirojmë që ata të jenë më serioz dhe të mos bëjnë hajgare sepse Kosova nuk është hajgare”, ka shtuar ai./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...