Google ADS

Aktivistët e VV-së mbeten në arrest shtëpiak

15:30 | 5 Qershor 2017
L G

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve të katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje për ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak, raporton Arbresh.info.

Lajmin e ka bërë të ditur mbrojtësi  i aktivistit Frashër Krasniqi, avokati Tomë Gashi përmes një postimi në Facebook.

Sipas avokatit Gashi, katër aktivistët e VV-së, të cilët akuzohen për sulm në Kuvendin e Kosovës më 4 gusht të vitit të kaluar, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi  dhe
Egzon Haliti, do vazhdojnë të mbeten në arrest shtëpiak.

Avokati Gashi, vendimin e Gjykatës Themelore e  cilëson si  të padrejtë pasi sipas tij, katër të akuzuarve të cilët janë të nominuar nga Vetëvendosje si kandidat për deputet po u pamundësohet dalja në fushatë zgjedhore.

Ai ka bërë të ditur se kundër këtij vendimi ka bërë ankesë në Gjykatën e Apelit./ Arbresh.info/

fhfhfgh

18813184_1340032479405814_1961106572862267837_n

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme