Google ADS

Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërkohet” Bedri Hamza, Çitaku i reagon me bilancin e premtimeve të realizuara

15:28 | 26 Nëntor 2024
E.G

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, në Mitrovicë, kanë vendosur disa pankarta në hyrje të objektit të Komunës në Mitrovicë të Jugut.

Në pankarta është “shpallur në kërkim” kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza, i cili njëherësh është edhe kandidat për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Lidhur me këtë ka reaguar Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku duke shpërndarë raportin e GAP-it i cili vlerëson se Komuna e Mitrovicës së Jugut, nën udhëheqjen e Bedri Hamzës, renditet komuna me numrin më të madh të premtimeve të realizuara.

Ajo tha se me rreth një vit e gjysmë të mbetur në mandatin e tij, Hamza është afër përmbushjes se plotë të premtimeve.

“Nga 123 premtime në total, kandidati i PDK-së për kryeministër ka 69 premtime të përfunduara, 15 gjysme të përmbushura dhe 30 të filluara.”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/

Të ngjashme