Paneli i Gjykatës së Apelit ka caktuar datën për shqiptimin e aktgjykimit të apelit në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, më 2 shkurt 2023, në orën 14:00. publike në mjediset e gjykatës.
Seanca do të jetë publike dhe mund të përcillet në gjuhët shqipe, serbishte dhe anglishte përmes faqes së internetit të DHSK-së.
Më 25 dhe 26 shtator 2020, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan në Prishtinë, Kosovë, dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të DHSK-së. Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nikola Giju, konfirmoi aktakuzën kundër dy të akuzuarve.
Më 16 korrik 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake ia kaloi dosjen e çështjes Trupit Gjykues II. Gjykimi filloi më 7 tetor 2021.
Më 10 nëntor 2021, ZPS-ja përfundoi paraqitjen e provave të saj. Të dy ekipet e Mbrojtjes përfunduan paraqitjen e provave të tyre më 2 shkurt 2022. /arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...