Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj S.H., shtetas shqiptar, i cili ndodhet në paraburgim që nga 30 gushti 2024, pas ekstradimit nga Mbretëria e Bashkuar.
Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Vrasja e Rëndë”.
“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.H., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet në paraburgim nga data 30.08.2024, pas ekstradimit nga Mbretëria e Bashkuar, për shkak të dyshimit të bazuar mirë, se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, thuhet në njoftim.
Ngjarja, sipas aktakuzës, ka ndodhur më 4 qershor 2013, në Prizren, kur S.H., së bashku me S.K., ka privuar nga jeta I.K., një këngëtare-valltare.
Sipas njoftimit thuhet se pas takimit me I.K., që punonte në një lokal në Mitrovicë, ata filluan ta godisnin me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke shkaktuar vdekjen e saj.
“Sipas aktakuzës, me datë 04.06.2013 në periudhën kohore prej orës 03:23min dhe 06:47min, në Prizren, me dashje privon nga jeta në mënyrë mizore dhe tinzare nga motivet e ulëta së bashku me tani të dënuarin S.K., – viktimën I.K., në atë mënyrë që së bashku me S.K., nga Shkodra-Republika e Shqipërisë, vjen për të vizituar I.K., e cila ishte duke punuar si këngëtare-valltare në Mitrovicë në lokalin “Sh.”, pronë e M.S., me ç’rast takohen në Prizren, ku qëndrojnë në shtëpinë e F.R., ku ajo ka banuar më herët. Pasi që familja nuk është pajtuar lidhur me punën e saj si valltare dhe këngëtare në lokalet e natës, dhe pasi e njëjta nuk është pajtuar të kthehet në shtëpi, papritmas i pandehuri S.H., me thikë së bashku me S.K., fillojnë të godasin I.K., në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar plagë prerëse – shpuese, me ç’rast ka ardhur deri te vdekja e dhunshme si pasojë e gjakderdhjes masive të shkaktuar nga veprimi mekanik i mjetit të fortë dhe të prehtë, e që është konstatuar sipas raportit të autopsisë së kryer me datë 05.06.2013″, thuhet në njoftim.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit./Arbresh.info
Mjeku saudit i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve...
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...