Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.A., për shkak se ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’ nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.5 të KPRK-së, dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.
Sipas aktakuzës i pandehuri S.A. e ka privuar nga jeta personin tjetër dhe me atë rast me dashje ka vë në rrezik jetën e një apo më shumë personave tjerë, në atë mënyrë që më 26.01.2020, në fshatin Maqitevë, Komuna e Suharekës, pas mosmarrëveshjes lidhur me një borxh prej 20 Eurove që ia kishte tani i ndjeri SH.K., vëllait të tij, fillimisht fillojnë të fjalosen, më pas shkon te kamioneta e tij e merr pushkën gjysmë automatike dhe në një distancë të shkurtë shkrep në drejtim të tani të ndjerit SH.K., dhe e godet fillimisht në fytyrë i cili rrëzohet në tokë, e pastaj deri sa ishte i rrëzuar e godet edhe disa herë, me ç’rast i shkakton tetë (8) plagë në pjesë të ndryshme të trupit.
Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri S.A. ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’ nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.5 të KPRK-së.
Po ashtu, i pandehuri S.A. në kundërshtim me Ligjin ka poseduar armën gjysmë automatike të tipit “AK-47”, me numër serik 41216. Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.
Dy orë pritje për hyrje nga Dheu i Bardhë dhe Jarinja
Një 9-vjeçar në mesin e pesë të vdekurve nga sulmi në Magdeb...
Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e...
Dërgohet në paraburgim i dyshuari për “vrasje të mbetur në t...
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Një raketë e hedhur nga Jemeni godet Tel Avivin, duke plagos...