Aktakuzë për vrasje të dy ish- zyrtarëve të UNMIK-ut

13:21 | 21 Korrik 2017
L G

Sot, 21 korrik 2017, një prokuror ndërkombëtar në PSRK ka parashtruar një aktakuzë në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës, kundër katër të pandehurve të akuzuar për vrasje të rëndë dhe tentim vrasje të rëndë, njofton Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ky rast ka të bëjë me vrasjen e rëndë të dy (2) zyrtarëve të UNMIK-ut dhe tentimi vrasjen e dy (2) zyrtarëve tjerë të UNMIK-ut që ka ndodhur më 23 mars 2004.

Në lidhje me këto hetime, më 6 korrik 2017 është realizuar një operacion gjatë të cilit janë kryer arrestime dhe bastisje.

Tre nga të pandehurit janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim, ndërsa i pandehuri i katërt aktualisht është duke vuajtur dënime me burgim për vepra penale të mëparshme të vrasjes dhe të tjera.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme