Aktakuzë për shpërlarje të parave, kishte fshehur 91,080 funta britanike

14:31 | 31 Janar 2022
arbresh.info

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër një të pandehuri me inicialet P.K.

Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura P.K., kishte fshehur shumën e përgjithshme prej nëntëdhjetë e njëmijetetëdhjetë funta britanike (91,080.00 GPB), duke i pasur në posedim ka tentuar që të fsheh ose maskon natyrën e vërtetë, burimin, vendndodhjen, sistemin, lëvizjen, të drejtat në lidhje me pronësinë e kësaj pasurie, apo në çfarëdo rrethanash, me qëllim që të shkaktoj shmangien nga pasojat juridike ose pasojat e mundshme ligjore, ku të njëjtat mjete monetare me kërkesë të kësaj Prokurorie janë sekuestruar sipas Urdhëresës së Gjykatës përkatëse.

Me këto veprime e pandehura P.K. ka kryer veprën penale ”Shpërlarje e parave” në kundërshtim me nenin 302, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (Kodi Nr.06/L-074) lidhur me nenin 56 (1 dhe 3) të Ligjit Nr.05/L-096″ për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin të Financimit të Terrorizmit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme