Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.T., i cili gjendet në paraburgim prej datës 03.10.2021 e cila masë është vazhduar dhe do të zgjasë deri më 03.04.2022.
Sipas aktakuzës, nga data e pacaktuar e deri me datë 03.10.2021 i akuzuari S.T., në fshatin Gjonaj – Komuna e Prizrenit, pa autorizim, kultivon, shet dhe shpërndan substanca psikotrope të cilët janë shpallur me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që pas një kontrolli të njëjtit i janë gjetur:
-Një (1) thes i bardhë letre dhe një (1) thes i zi najloni në peshë prej 2200 gram me kanabis sativa;
-Një (1) thes i zi najloni me peshë totale 2100 gram me trupat e bimës dhe gjethe të kanabis sativa;
-Një (1) thesi i zi najloni me trupa të bimës dhe gjethe të kanabis sativa me peshë 1900 gram;
-Substanca psikotrope të llojit marihuanë me peshë 900 gram;
-Bimë kanabisë sativa në peshë totale 3000 gram;
-Dymbëdhjetë (12) bimë kanabis sativa;
-Pesë (5) bimë kanabis sativa me gjatësi 0.80cm, 1.50 m, 1.25 m, 1.20 m dhe 1.45 m, si dhe
-Tre (3) bimë kanabis sativa me gjatësi 1.00 m, 1.20 m dhe 2.00 m.
Po ashtu, është propozuar që si dënim plotësues ndaj të akuzuarit të bëhet konfiskimi i përhershëm i objektit të veprave penale, dhe atë:
-Një veturë WV Pasat;
– Dy (2) pushkë gjuetie dy tytëshe;
– Pesëmbëdhjetë (15) fishekë të kalibrit 12 mm., dhe
– Një (1) pistoletë ngjyrë e zezë me dorëza të drurit me karikator të zbrazët.
Me këto veprime, S.T., dyshohet se ka kryer veprat penale“Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose të bimëve të kanabisit” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit./arbresh.info/
Leku i kohës së Mbretit Zog – Qytetari nga Prishtinë krijon ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Joe Biden merr vendimin përpara dorëzimit të presidencës, sh...
119 raste të reja të infektuara me HIV/AIDS këtë vit në Shqi...
Kurti sot viziton shoqatën e Handikos-it
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tua...