Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër K.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, me datë 14.10.2019 rreth orës 16:20 minuta në Prizren, i pandehuri K.K., posedon me qëllim të shitjes substanca psikotrope dhe narkotikë të llojit marihuanë dhe një sasi e llojit kokainë të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë.
Pas kontrollimit nga ana e policisë të banesës së tij, është gjetur se posedon 9 qese plastike me substancë të llojit marihuanë me peshë 12.08 gr., një qese plastike të substancës narkotike të llojit kokainë me peshë 1.53 gr., një qese plastike me substancë narkotike e llojit LSD, tre kapsolla me mbishkrim trodon, një cigare me substancë e llojit marihuanë me peshë 0.44 gr., katër gavanoza qelqi me substancë të llojit marihuanë me peshë 99 gr., 17 gr., 28 gr. dhe 5 gr., një pjatë qeramike me mbetje të narkotikëve të llojit kokainë, një peshore digjitale me mbishkrimin AVEC, një mulli për bluarjen e marihuanës me mbishkrimin Marley dhe 115 qese të zbrazëta.
Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri K.K., ka përmbushur elementet e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë./arbresh.info/
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit