Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurës V.I., për shkak të veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.
Prokuroria Speciale njofton se e pandehura më 03.11.2014, me paramendim dhe me dashje së bashku me bashkëshortin e saj S.N., kanë lëshuar territorin e Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që përmes vend-kalimit kufitar, Hani i Elezit, kanë udhëtuar për në Shkup – Republika e Maqedonisë dhe të nesërmen me autobus kanë udhëtuar për në Suedi, e që edhe pas 2 muaj qëndrimi, përmes lidhjeve të caktuara me qëllim që t’i bashkëngjiten organizatës terroriste “ISIS” në Siri nga aeroporti i Stokholmit, me aeroplan, kanë udhëtuar për në Stamboll, më pas janë transportuar në qytetin Gazientep, afër kufirit me Sirinë, ku edhe nga ana e pjesëtarëve të ISIS-it, janë transportuar në qytetin Sedel Faruk.
E njëjta është regjistruar ndaras nga burrat në ISIS prej nga kanë udhëtuar në qytetin Mosul të Irakut, ku edhe pas 3-4 muaj qëndrimi janë kthyer në qytetin Raka dhe se gjatë kësaj kohe e njëjta është angazhuar në pikëpamje logjistike si në përgatitjen e ushqimit, pastrimin e rrobave ushtarake të bashkëshortit të saj, luftëtar i ISIS-it, dhe se është financuar nga ISIS prej shumën e të hollave prej nga 150 dollarë në muaj dhe më pastaj në vitin 2018, është arrestuar nga forcat demokratike Siriane dhe më 19.04.2019, është riatdhesuar në Kosovë.
Me këto veprime e pandehura ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së./arbresh.info
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media