Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ngriti aktakuzë kundër 57 vjeçarit nga Kumanova për veprën penale “vrasje”.
Sipas Prokurorisë, i pandehuri veprën penale e ka kryer me vetëdije duke nxitur dy të dëmtuar të vrasin tre persona. Nxitja, thonë nga PTHP, është kryer për hakmarrje të vdekjes së bijës së tij e cila ka humbur jetën në aksident, ndërsa ajo ka qenë bashkudhëtarë. Vrasja për të cilën i pandehuri e ka porositur, është dashur të kryhet ndaj dy personave të cilët kanë qenë në automjet me vajzën dhe ndaj të atit të vozitësit.
Nga PTHP theksojnë se i pandehuri ka dhënë hua disa personave në shumë prej 50 mijë eurove, ndërsa me kalimin e kohës shuma nga 50 mijë është bërë në 80 mijë dhe më pas 120 mijë.
“Ai për t’ua falur borxhin, ka kërkuar nga të dëmtuarit t’i vrasin tre persona. Pasi e ka parë se nuk po veprojnë sipas marrëveshjes, i akuzuari disa herë ka kërcënuarit të dëmtuarit, ndërsa ata kanë refuzuar dhe rastin e kanë paraqitur në polici”, thonë nga PTHP Kumanovë./Telegrafi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...