Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: personit juridik “D.C” – Sh.P.K., dhe H.E., person përgjegjës i personit juridik, për shkak të veprës penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit nga neni 338 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
“Sipas aktakuzës, të pandehurit: personi juridik “D.C.,” Sh.P.K., dhe H.E., si person përgjegjës në kuadër të personit juridik, me datë 17.09.2021, në fshatin Piranë- Komuna e Prizrenit, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete, në mënyrë të kundërligjshme kanë shfrytëzuar jashtë mase burimet natyrore dhe në kundërshtim me ligjin për Minierat dhe Mineralet, duke mos shfrytëzuar resurset minerare ashtu siç parashihet me standardet e pranuara dhe projektet e parapara, në atë mënyrë që ditën kritike me përdorimin e mjeteve mekanike janë hasur duke shfrytëzuar resurset minerare të rërës dhe zhavorit në sasi prej 174.00 m3, pa poseduar licencë apo leje adekuate nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale”, njofton Prokuroria.
Me këto veprime të pandehurit e lartëcekur kanë kryer veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit” sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit./arbresh.info/
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...