Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.B., për shkak se i njëjtit ka kryer veprën penale
“Mashtrimi” nga neni 323, paragrafi 1, lidhur me nenin 77 të Kodit Penale të Republikës së Kosovës.
“Sipas aktakuzë, i pandehuri E.B., nga data 27 korrik 2022 në vazhdimësi gjer me datë 14 shtator 2022, në agjencinë e tij turistike në Pejë, duke paraqitur fakte të rreme me qellim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, fillimisht ka mashtruar disa klientë me bileta udhëtimi në drejtim të Turqisë, e me këtë nxitë edhe shumë persona tjerë të kryejnë një veprim të tillë në dëm material të pasurisë se tyre, kinse ka aranzhuar biletave të udhëtimit dhe aranzhime në hotelet për pushime verore në Turqi, e me këto veprime i vë në lajthim mbi 40 viktima të cilëve u shkaktohet dëm material në vlerë mbi 44 mijë euro”, thuhet në njoftim.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cilat i vihet në barrë.
I pandehuri nga muaji tetor të vitit të kaluar me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës gjendet në masën e paraburgimit./arbresh.info/
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë