Prokuroria Themelore në Prizren, Departamentit për Krime të Rënda ka ngritur aktakuzë ndaj trembëdhjetë (13) të akuzuarve A.S; A.B.; I.S.; A.S.; E.S.; V.K.; A.P.;L.P.; XH.S.; XH.S.; L.T.; F.H.; L.S. për shkak se kanë kryer veprën penale mashtrim me subvencione dhe falsifikim të dokumenteve.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit kanë paraqitur para organit kompetent të dhëna të pasakta lidhur me aplikimin për marrjen e subvencioneve, e që është kusht për marrjen e subvencionit në atë mënyrë që në Suharekë kanë aplikuar për pagesa direkte për vreshtat ekzistuese në Agjencinë për zhvillimin e bujqësisë të Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, duke ia bashkangjitur dokumentet e falsifikuara “Certifikatat e vreshtarit” gjoja se merren me vreshtari dhe fitojnë nga kjo agjenci subvencion prej dymijë e shtatëqind euro (2,700.00 €), ndërsa certifikatat rezultojnë të jenë të personave të tjerë. Çka do të thotë se me këto veprime kanë kryer vepra penale mashtrim me subvencione, nga neni 336, paragrafi 1, lidhur me paragrafin 2 të KP-së.
Po ashtu, në aktakuzë thuhet se të akuzuarit me dije përdorin dokumentin publik të falsifikuar si origjinal, në atë mënyrë që në Suharekë te zyrtari kompetent i Drejtorisë së bujqësisë të Komunës së Suharekës, duke ditur se certifikatat e vreshtarit në emër të tyre janë të falsifikuara, ia bashkëngjisin si origjinal aplikacionet për pagesa direkte për vreshtat ekzistuese, me të cilat edhe fitojnë subvencione nga Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. Ndërsa, certifikatat rezultojnë të jenë të personave të tjerë. Të akuzuarit me këto veprime kanë kryer veprën penale falsifikimi i dokumentit, nga neni 398, paragrafi 2 të KPK-së/Arbresh.info/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...