Google ADS

Aktakuzë për krimi të organizuar

15:04 | 27 Prill 2018
V. S.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, për rastin e shenjëstruar kundër të pandehurve, M.A., M.M., M.S., S.R. dhe A.B për veprën penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1 lidhur me veprën penale  “blerja, posedimi, shpërndarja e pa autorizuar e narkotikëve dhe substancave psiko – tropike dhe analoge” nga neni 273 paragrafi 2 të KPRK-së., ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, për rastin e shenjëstruar kundër të pandehurve, M.A., M.M., M.S., S.R. dhe A.B për veprën penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1 lidhur me veprën penale  “blerja, posedimi, shpërndarja e pa autorizuar e narkotikëve dhe substancave psiko – tropike dhe analoge” nga neni 273 paragrafi 2 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, të pandehurit M.A., M.M., M.S., S.R. dhe A.B., me dashje dhe në dijeni  kanë marrë pjesë në veprimtarinë kriminale të një grupi të organizuar  në të cilën ka marrë pjesë edhe i pandehuri L.Z., i cili gjendet në arrati.

Të pandehurit e lartcekur  në territorin e Republikës së Kosovës, gjatë vitit 2017, kanë pranuar të formojnë një grup të personave, me qëllim që ti sjellin vetes përfitime pasurore të cilët  janë marrë me blerjen, transportin dhe shitjen e paautorizuar të narkotike të llojit marihuanë, për në shtetet e ndryshme të Evropës.

Të pandehurit, me këto veprime kanë kryer veprën penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1 lidhur me veprën penale  “blerja, posedimi, shpërndarja e pa autorizuar e narkotikëve dhe substancave psiko –tropike dhe analoge” nga neni 273 paragrafi 2 të KPRK-së. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme