Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, për rastin e shenjëstruar kundër të pandehurve, M.A., M.M., M.S., S.R. dhe A.B për veprën penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1 lidhur me veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja e pa autorizuar e narkotikëve dhe substancave psiko – tropike dhe analoge” nga neni 273 paragrafi 2 të KPRK-së., ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, për rastin e shenjëstruar kundër të pandehurve, M.A., M.M., M.S., S.R. dhe A.B për veprën penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1 lidhur me veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja e pa autorizuar e narkotikëve dhe substancave psiko – tropike dhe analoge” nga neni 273 paragrafi 2 të KPRK-së.
Sipas aktakuzës, të pandehurit M.A., M.M., M.S., S.R. dhe A.B., me dashje dhe në dijeni kanë marrë pjesë në veprimtarinë kriminale të një grupi të organizuar në të cilën ka marrë pjesë edhe i pandehuri L.Z., i cili gjendet në arrati.
Të pandehurit e lartcekur në territorin e Republikës së Kosovës, gjatë vitit 2017, kanë pranuar të formojnë një grup të personave, me qëllim që ti sjellin vetes përfitime pasurore të cilët janë marrë me blerjen, transportin dhe shitjen e paautorizuar të narkotike të llojit marihuanë, për në shtetet e ndryshme të Evropës.
Të pandehurit, me këto veprime kanë kryer veprën penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1 lidhur me veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja e pa autorizuar e narkotikëve dhe substancave psiko –tropike dhe analoge” nga neni 273 paragrafi 2 të KPRK-së. /arbresh.info/
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...