Prishtinë, 07 maj 2021 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurve me inicialet T. S, A. B, S. R, F.R dhe A .Rr., për shkak të dyshimit se të njëjtit aktivisht morën pjesë në veprimtari kriminale të grupit, për të kryer një apo më shumë vepra penale, duke e ditur se pjesëmarrja e tillë do të kontribuoj në realizimin e veprimtarisë kriminale, shkruan arbresh.info.
Të lartcekurit kanë kryer veprat penale “Krim i organizuar” nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së, në lidhshmëri edhe me veprën “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike” nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Gjithashtu, i akuzuari, A.B., ka mbajtur në pronësi dhe në kontroll, një armë gjahu, dy tytëshe dhe 32 fishekë të kalibrave të ndryshëm në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët e tilla të cilat janë konfiskuar nga Policia e Kosovës. Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së./arbresh.info/
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person