Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur të premten aktakuzë kundër një të pandehuri për veprën penale Krimi i luftës kundër popullsisë civile. Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri i nacionalitetit serb, dyshohet për vrasjen e tre shqiptarëve në Prizren në shtator të vitit 1998.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit M. P. i nacionalitetit serb, shtetas i Republikës së Kosovës dhe po ashtu i Serbisë, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale – Krimi i luftës kundër popullsisë civile”, thuhet në njoftim.
I pandehuri i sanksionohet me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.
“I pandehuri akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, rreth datës 1 shtator 1998, në afërsi të Lagjes “Hoqa Mahalla”, në Prizren, ka marr pjesë në vrasjen e viktimave Reshat Daçaj, Binak Daçaj dhe Fatmir Bojaxhiut”, thuhet në aktakuzë.
Sipas njoftimit të prokurorisë, kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme, ndërkaq i pandehuri gjendet nën masën e paraburgimit deri në një vendim të ri nga ana e Gjykatës./RTK
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...