Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë ndaj 10 zyrtarëve komunalë në Pejë dhe një gjeodeti, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe konflikt interesi.
Lajmin e ka bërë të ditur prokurorja në Prokurorinë Themelore të Pejës, Lumturije Vuçetaj, në një konferencë për media të mbajtur të premten, raportin “Betimi për Drejtësi”.
“Pas një procesi hetimor pothuajse 2-vjeçar kanë përfunduar hetimet në çështjen penale kundër zyrtarëve komunalë në komunën e Pejës. Rezultat i hetimit intensiv në koordinim më Policinë e Kosovës ka rezultuar me ngritjen e aktakuzës ndaj 11 personave, prej tyre 10 zyrtarë komunalë, katër janë drejtorë të drejtorive komunale, 2 udhëheqës të sektorëve të drejtorive përkatëse, 2 inspektorë të ndërtimit, një zyrtar gjeodet, pranë Drejtorisë për kadastër dhe gjeodezi si dhe një gjeodet i licencuar pranë Agjencionit Kadastral të Kosovës”, ka theksuar Vuçetaj.
Sipas saj, disa prej zyrtarëve komunalë tashmë e kanë lëshuar punën, ndërsa disa të tjerë i mbajnë ende pozitat e tyre në Komunë.
Vuçetaj ka theksuar se mbi 11 të pandehurit rëndojnë 23 vepra penale, të cilat sipas saj, bien në kapitullin e veprave penale të korrupsionit zyrtar.
“21 vepra janë keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar ndërsa dy vepra janë konflikt i interesit”, ka deklaruar Vuçetaj.
Ajo ka folur edhe për aksionin e Prokurorisë së Pejës të datës 16 korrik të vitit 2021, në komunat e regjionit të Pejës.
“Si rezultat i hetimit, vitin e kaluar kjo Prokurori ka ngritur edhe tri aktakuza. Aktakuzë kundër zyrtarëve komunal të Deçanit, aktakuzë kundër zyrtarëve komunal të Klinës dhe aktakuzë kundër zyrtarëve komunalë të Istogut. Si rezultat i hetimit 2-vjeçar del se është ngritur aktakuzë kundër 23 personave, prej tyre 10 zyrtarë komunalë dhe 13 zyrtarë komunal publikë, mbi të cilët në tërësi rendojnë 55 vepra penale”, ka theksuar Vuçetaj.
Ajo ka folur edhe për atë se me çka kanë të bëjnë akuzat.
“Aktakuzat kanë të bëjnë me ndërtimet, janë lëshuar leje në kundërshtim më ligjin, kanë të bëjnë me këmbimin e pronës, më persona fizik dhe juridik, kanë të bëjnë me konflikt interesi, që kanë rënë ndesh zyrtarët komunalë dhe kanë të bëjnë me inspektimet në të gjitha ndërtimet për të cilat janë lëshuar lejet”, ka theksuar Vuçetaj.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...