Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për krime të rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve, A.G, dhe B.G, për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i të drejtës se votimit”, nga neni 213, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sic njofton zyra për media e kësaj prokurorie, i pandehuri, A.G, akuzohet se me datën 6 tetor të këtij viti, në zgjedhjet e përgjithshme të organizuara me datën e lartcekur, në fshatin Përqevë të Klinës, rreth orës 13:00, në shkollën e mesme të ulët “Dëshmorët”, në vendvotimin 0818C/01R, me letërnjoftim të vëllait të tij, voton në emër të personit tjetër A.G, e i cili nuk kishte votuar ditën e zgjedhjeve për shkak se jeton në Itali.
Kurse, i pandehuri B.G, akuzohet se në vendvotimin e lartcekur, në cilësinë e komisionerit (Anëtarit të Këshillit të vendvotimit) ia mundëson të pandehurit A.G, të votojë në emër të personit tjetër.
“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë”, bën të ditur prokuroria.
Njëkohësisht, prokurori i çështjes ka propozuar që ndaj të pandehurit B.G, të shqiptohet edhe dënimi plotësues “ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës”./arbresh.info
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...