Google ADS

Aktakuzë për keqpërdorim në zgjedhjet e 11 qershorit

15:36 | 19 Korrik 2017
L G

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet N.L. dhe N.L. për vepër penale “Keqpërdorimi i të drejtës së votimit” nga neni 216 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, të pandehurit N.L. dhe N.L. me datë 11.06.2017 rreth orës 10:00 në fshati Dranoc Komuna e Deçanit, me dashje, duke vepruar si bashkëkryerës, votojnë për të dytën herë edhe pse e kanë ditur  se kanë votuar njëherë, ashtu që të pandehurit fillimisht kanë shkuar me dëshmitarin S.H. në qendrën e votimit në vendin e lartcekur dhe kanë votuar, pasi kthehen në shtëpi prapë shkojnë me dëshmitarin Sh.L. dhe përsëri votojnë në të njëjtën qendër të votimit.

Të pandehurit N.L. dhe N.L. me veprimet e tyre kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruara sikur më lart.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i shpall fajtor dhe t’i dënoj sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barë. /Arbresh.info/

 

Të ngjashme