Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër S.H., për veprat penale “falsifikim i dokumentit” nga neni 398 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme”, nga neni 403 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, i pandehuri S.H., më 15 mars 2018, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përkatësisht në Departamentin për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve të Luftës dhe Viktimave Civile zyra në Pejë, fillimisht falsifikon dhe pastaj me dije përdor dokumentin e falsifikuar dhe atë certifikatën e veteranit dhe vërtetimin e komisionit qeveritar, ku me këtë vë në lajthim organin e lartcekur të cilët duke menduar se këto janë të vërteta e vendosin në skemën pensionale dhe veteranëve të luftës.
Me këto veprime, sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave të përshkruara sikur më lart.Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpall fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë./Betimi per drejtesi
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...