Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit me iniciale B.A dhe subjektit juridik me inicialet “U.F”.
Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri dhe personi juridik kanë kryer veprën penale “Disponimi dhe ndërrimi i mallit pa autorizim”, nga neni 29 të Ligji nr. 03/L-244 për Rezervat Shtetërore të Mallrave, me ç’rast të njëjtit përmes disponimit të paautorizuar të rezervës shtetërore (grurit), buxhetit të shtetit i kishin shkaktuar dëm prej 529.181.10 euro, dëm të cilën i pandehuri më pas e ka kompensuar./arbresh.info/
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...