Google ADS

Aktakuzë për asgjësim të dokumenteve të votimit

16:37 | 13 Qershor 2017
Arbresh.info

Prokuroria Themelore në Prishtinë dje ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D.P. për vepër penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit e që lidhet me procesin zgjedhor të 11 qershorit”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri D.P., në qendrën e votimit në fshatin Dobratin të Graqanicës, nën ndikim të alkoolit i revoltuar me arsye se kinse djali i tij nuk po lejohet të votojë në mungesë të dokumenteve identifikuese të Kosovës, ka ofenduar anëtarët e komisionit zgjedhor dhe fletëvotimin e vet e ka dëmtuar duke e shqyer.

Pas veprimeve hetimore dhe ngritjes së aktakuzës, sot është mbajt seanca gjyqësore e shqyrtimit fillestar, ku i akuzuari e ka pranuar fajësinë dhe nga Gjykata kompetente është shpallur fajtor për veprën e kryer.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme