Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.H. dhe të pandehurës A.Z. për shkak se të njëjtit veç e veç kanë kryer veprën penale mundësimi ose detyrimi për prostitucion.
Sipas aktakuzës, i pandehuri K.H. nga viti 2014, e në vazhdimësi deri në muajin nëntor të vitit 2016 në Pejë, me kanosje serioze e ka detyruar të dëmtuarën V.T. me të cilën ka bashkëjetuar dhe kanë një vajzë, që të merret me prostitucion, duke i gjetur klient të ndryshëm.
Ndërsa e pandehura A.Z. sipas aktakuzës në vitin 2014 në muajin nëntor, në Pejë, me kanosje serioze, e ka detyruar të dëmtuarën V.T. që të merret me prostitucion, në atë mënyrë që e njëjta i’a ka gjetur dy klientë.
Me këto veprime dy të pandehurit K.H dhe A.Z. kanë kryer veprën penale mundësimi ose detyrimi për prostitucion nga neni 241 paragrafi 3 të KPRK-së./Arbresh.info/
Aksident në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, dy të lënduar
Dritë në fund të tunelit për Barcelonën në lidhje me Dani Ol...
Pse turistët zhgënjehen nga Parisi?
Përurimi i një shkolle dhe një çerdhe në Viti, merr pjesë Na...
KQZ sot miraton fletëvotimin, të enjten nis votimi jashtë Ko...
Parashikimi i motit për sot