Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve L.M ., A.G. dhe N.G., për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414, të Kodit Penale të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, të pandehurit L.M. (në cilësinë e drejtorit të Urbanizimit dhe Mbrojtjes se Mjedisit në komunën e Klinës) dhe A.G.(udhëheqës i sektorit të ndërtimit dhe banimit në këtë drejtori), në dy raste të ndara, duke vepruar në bashkëkryerje dhe duke tejkaluar kompetencat zyrtare, lëshojnë leje ndërtimore për subjekte ekonomike të caktuara dhe atë në kundërshtim me ligjin për ndërtim dhe planin rregullues urban.
Gjithashtu, i pandehuri L.M, (në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe Mbrojtjes se Mjedisit), në tejkalim të kompetencave të tij zyrtare dhe duke vepruar në kundërshtim me ligjin për hekurudhat, nxjerr vendime me të cilat i mundëson subjektit ekonomik të caktuar ndërtimin e objektit në afërsi të vijës hekurudhore, duke mos respektuar distancën e paraparë me ligjin në fjalë.
Kurse, i pandehuri N.G., (inspektor i ndërtimi), duke mos përmbushur detyrat e tij zyrtare, si dhe duke vepruar në kundërshtim me ligjin për ndërtim, ligjin për inspektorat dhe udhëzimin administrativ për mbikëqyrje inspektuese i mundëson subjekteve të caktuara ekonomike në tri raste të ndara, ndërtimin e objekteve në kundërshtim me lejet dhe kushtet ndërtimore.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë. /arbresh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...