Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë kundër tre personave, nënë dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të grabitjes.
Kështu bën të ditur zyra për media e kësaj prokurorie.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinion publik se ka ngritur aktakuzë kundër tre personave të pandehur, A.T., A.M., dhe A.T., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 3 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, bën të ditur kjo prokurori.
Sipas aktakuzës së prokurorisë, tre të akuzuarit kanë hyrë në shtëpinë e të dëmtuarit në fshatin Petroviç në komunën e Shtimes, ku kanë marrë një shumë të hollash në vlerë prej 24 mijë eurove.
“ Më datën 07 Gusht 2019, në fshatin Petroviç, komuna e Shtimes, të pandehurit duke vepruar si anëtarë të grupit, me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme të personit tjetër, e që vetes të i sjellin përfitim pasuror të kundërligjshëm, kanë kryer grabitje në dëm të të dëmtuarit N.N., dhe kanë hyrë në shtëpinë e të dëmtuarit dhe nga aty kanë marrë shumën e të hollave prej 24, 000 franga zvicerane, me të cilën kanë kryer veprën penale “Grabitja”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprën penale e cila iu vihet në barrë./arbresh.info
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...