Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, E.B., për shkak të veprave penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 378, paragrafi 9, lidhur me paragrafin 6 dhe 1, të KPRK-së, dhe veprën penale “Mos dhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”, nga neni 382, paragrafi 3, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Sipas aktakuzës, i pandehuri E.B, ke datën 13 prill të këtij vitit, rreth orës 02:00, në rrugën “Selman Lajçi” në Pejë, shkel ligjin për rregullat e trafikut, duke i shkaktuar vdekjen të ndjerit A.C, në atë mënyrë, gjersa i pandehuri E.B., ishte me veturën e tij duke qarkulluar në rrugën e lartcekur, nuk përshtat shpejtësinë e lëvizjes në raport me kushtet e rrugës dhe i njëjtit me pjesën e përparme të veturës e godet këmbësorin A.C, duke e hedhur 4 metra jashtë rrugës, i cili nga goditjet e marra ndërron jetë, ndërsa i pandehuri E.B., largohet duke mos u ndalur fare në vendin e ngjarjes”, njofton prokuroria.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor sipas ligjit, dhe gjithashtu ka kërkuar shqiptimin e dënimit plotësues, marrjen e patentë shoferit. /Arbresh.info
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...