Pesë zyrtarëve të Policisë së Kosovës i është ngritur aktakuzë, për “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare apo autorizimeve publike në bashkëkryerje”, si dhe, “Lëndim i rëndë trupor në bashkëkryerje”.
Sipas komunikatës zyrtarët policorë kanë tejkaluar detyrat dhe përgjegjësit e tyre në rastin e 4 shkurt 2021, ndaj një qytetari i cili nuk kishte respektuar shenjat e komunikacionit.
“Ditën kritike, pasi të pandehurit e vërejnë se i dëmtuari nuk i përmbahet sinjalizuesit të semaforit, të njëjtit i vihen pas me veturën e tyre zyrtare, ku i dëmtuari së pari nuk ndalet por pas një kohe ndalon, del nga vetura duke iu kërkuar falje zyrtareve policore dhe iu thotë se është i sëmure. Njëri zyrtar policorë menjëherë e godet me grusht në kokë duke e rrezuar në tokë, dhe më pas te gjithë bashke e sulmojnë fizikisht të dëmtuarin duke e goditur me grushte e shqelma në koke e pjese te ndryshme te trupi”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Gjilanit.
Komunikata e plotë:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër pesë të pandehurve B.H., E.K., A.L., E.K., dhe E.G., për shkak të veprave penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare apo autorizimeve publike në bashkëkryerje”, si dhe, “Lëndim i rëndë trupor në bashkëkryerje”.
Sipas aktakuzës, më 04 shkurt 2021, në Gjakovë, të pandehurit B.H., E.K., A.L., E.K., dhe E.G., duke vepruar në bashkëkryerje, në cilësinë e zyrtarëve policorë, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, keqpërdorin autorizimet e tyre duke keqtrajtuar, frikësuar e fyer rëndë, personin tjetër, të dëmtuarin B.B..
Ditën kritike, pasi të pandehurit e vërejnë se i dëmtuari nuk i përmbahet sinjalizuesit të semaforit, të njëjtit i vihen pas me veturën e tyre zyrtare, ku i dëmtuari së pari nuk ndalet por pas një kohe ndalon, del nga vetura duke iu kërkuar falje zyrtareve policore dhe iu thotë se është i sëmure. Njëri zyrtar policorë menjëherë e godet me grusht në kokë duke e rrezuar në tokë, dhe më pas te gjithë bashke e sulmojnë fizikisht të dëmtuarin duke e goditur me grushte e shqelma në koke e pjese te ndryshme te trupit.
Me këto veprime kanë kryer veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare apo autorizimeve publike në bashkëkryerje”, nga neni 195 paragraf 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Gjithashtu, me datë, kohë e vend të njëjtë, të pandehurit B.H., E.K., A.L., E.K., dhe E.G., duke vepruar në bashkëkryerje, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, me dashje i shkaktojnë lëndim të rëndë trupor, të dëmtuarit B.B., duke e goditur së pari në kokë, ku pas rrëzimit në tokë e kanë goditur me grushte e shqelma në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, ndrydhje të indeve të buta të kraharorit, thyerje të brinjëve, gjakderdhje nen lëkurorë në regjionin e veshit e të nofullës, e dëmtime të tjera të përshkruara në ekspertizën mjeko ligjore të grupit të ekspertëve.
Me këto veprime kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor në bashkëkryerje”, nga neni 186 paragrafi 1, nen paragrafi 1.3., lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që të pandehurit të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë./arbresh.info/
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...