Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.E., shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të veprës penale “Kontrabandimi me migrantë”.
Sipas aktakuzës, më 30 qershor 2022, “në aksin rrugor Malishevë-Gjurgjicë, i pandehuri K.E., është zënë duke kontabanduar migrantë, me automjetin e tij, furgon të llojit “Mercedes”, ku kishte bërë marrëveshje paraprake me migrantët, për shërbimin e transportit dhe për shumën e parave që duhet të paguanin. I njëjti, nga fshati Dobroshë, Komuna e Prizrenit, i merr (34) tridhjetekatër shtetasit e huaj, Sirian, të dëmtuarit, A.B., M.B., I.A., A.H., M.A., A.A., A.A., M.D., O.K., A.A., M.A., F.K.,T.S., M.GJ., M.J.,T.A., A.A., A.B.,A.SH., H.A., Y.A., M.A., A.M., M. Rr., H.H., H.K., A.F., B.H., T.H., I.H., S.Y., M.Y., M.A.,A.M., për ti transportuar në drejtim të Mitrovicës, ku të njëjtit kishin synuar të shkonin në Serbi, e më pastaj në ndonjë nga shtetet e Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.
“I pandehuri ndalohet nga policia, në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku rezultoi se po kontabandonte me shtetas Sirian. Ndaj të pandehurit E.K., Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga data 30 qershor 2022 gjendet në paraburgim”, thuhet tutje në njoftimin e prokurorisë.
Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri K.E., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. /arbresh.info/
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A