Prokuroria Themelore në Prishtinë, konkretisht Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Sh.J., në drejtim të veprës penale “Vjedhja”, nga neni 313 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Siç njofton Prokuroria, i njëjti më 23.03.2022, është ndaluar me aktvendim mbi ndalim nga prokurori i shtetit, pasi gjatë muajve nëntor-dhjetor 2021 dhe shkurt-mars 2022, ka kryer katër vjedhje në një market dhe barnatore në komunën e Prishtinës.
Prokurori i Shtetit, krahas aktakuzës së ngritur ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të pandehurit Sh.J., për shkak të veprës penale “Vjedhja”, të paraparë sipas KPRK-së. /arbresh.info/
Zelensky uron Trumpin
Osmani takoi komandantin e KFOR-it: Bashkëpunimi i ngushtë ë...
Stresi rikthehet në BBVK, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Kurti në Kastriot, premton punësimin e vajzave dhe grave në ...
Çfarë mbeti pas luftës në Rripin e Gazës?/ Rindërtimi mund t...
Hamza në Dragash: Destinacion i mrekullueshëm turistik, do t...