Google ADS

Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të falsifikuar dhe një personi që e përdori atë në gjykatë

15:25 | 18 Nëntor 2024
L G

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve për veprat penale ” Falsifikimi i dokumentit zyrtar” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, raporton Arbresh.info.

Aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve: B.A me profesional mjek në QKUK, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale: “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, e sanksionuar me nenin  427 paragrafi 1  të KPRK-së dhe të pandehurit B.D., për shkak të veprës penale: “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, e sanksionuar me nenin  395 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Hetimet kanë vërtetuar se i pandehuri B.A, ka falsifikuar dokumentet zyrtare të QKUK-së, për dobi të të pandehurit B.D., kurse i pandehuri B.D. akuzohet se dokumentet me përmbajtje të rreme i ka dorëzuar në gjykatë, në rastin me numër PS.nr.30/2.

Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme./Arbresh.info/

 

Të ngjashme