Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve për veprat penale ” Falsifikimi i dokumentit zyrtar” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, raporton Arbresh.info.
Aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve: B.A me profesional mjek në QKUK, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale: “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, e sanksionuar me nenin 427 paragrafi 1 të KPRK-së dhe të pandehurit B.D., për shkak të veprës penale: “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, e sanksionuar me nenin 395 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Hetimet kanë vërtetuar se i pandehuri B.A, ka falsifikuar dokumentet zyrtare të QKUK-së, për dobi të të pandehurit B.D., kurse i pandehuri B.D. akuzohet se dokumentet me përmbajtje të rreme i ka dorëzuar në gjykatë, në rastin me numër PS.nr.30/2.
Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...