Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë ndaj ish-Kryeshef Ekzekutiv i PTK-së, Shyqeri Haxha.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm–Njësia për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet Sh. H., ish-Kryeshef Ekzekutiv i PTK-së, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”, nga neni 237 paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, raporton arbresh.info.
Sipas aktakuzës, i pandehuri, më 16.04.2010, në cilësinë e personit përgjegjës-Kryeshefit Ekzekutiv të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (PTK), me dashje dhe me qëllim që të shkaktojnë dëm material, duke vepruar në kundërshtim me autorizimet e tij ligjore dhe duke mos marrë aprovimin nga aksionari –
Qeveria e Republikës së Kosovës, ka lidhur kontratë për faturim të ri me ç’ rast i shkaktuar humbje në shkallë të madhe PTK-së, ngase e njëjta me kërkesë të Aksionarit të datës, 14.05.2010 e ka shkëputur njëanshëm kontratën dhe është detyruar të paguaj shumën prej 9,000,000,00 euro (nëntë milion euro) si dhe shpenzime tjera të cilat janë bërë lidhur me shkëputjen e kësaj kontrate, shumë e përgjithshme në vlerë prej 9.891.022,81 euro, (nëntë milion e tetëqind e nëntëdhjetë e një mijë, e njëzetë e dy euro e tetëdhjetë e një centë).
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë./arbresh.info/
Kina goditet sërish nga një tërmet i fuqishëm
Ukrainasit godasin me dronë depot e naftës në Rusi
Zv.Sekretari Amerikan shkruan për vizitën që do ta zhvillojë...
Aeroplani rrëzohet në det para syve të pushuesve në Australi...
Në kërkim prej dy vitesh për trafik droge, arrestohet 25-vje...
Shkupi sot qyteti më i ndotur në Evropë