KRU ‘Hidrodrini’ ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga ana e Prokurorisë së Pejës ndaj dy zyrtarëve të kësaj kompanie, lidhur me helmimin e mbi 1,500 qytetarëve të Komunës së Deçanit nga uji i pijes.
KRU “Hidrodrini” përmes një reagimi për media ka thënë se nga mediat ka mësuar se se sot më (07.02.2022), Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të kompanisë së tyre, gjegjësisht Drejtorit të Departamentit Teknik dhe kimistes së kompanisë, mbi dyshimet për rastin Deçani, të vitit të kaluar.
“KRU ‘Hidrodrini’, që nga momenti i parë i shfaqjes së kësaj problematike, (datë 11.07.2021) krahas veprimeve urgjente mbi ndërmarrjen e masave përkatëse profesionale, ka inkurajuar të gjithë akterët relevant, organet e rendit, ligjit dhe drejtësisë që të punojnë në zbardhjen e të vërtetës. Në këtë kuadër, KRU ‘Hidrodrini’, ka qenë bashkëpunues edhe me organet e prokurorisë e madje edhe duke ftuar publikisht në zbardhjen e rastit”, thuhet në reagim.
Më tej në reagim thuhet se mbi pretendimet e Prokurorisë, KRU ‘Hidrodrini’ zotohet për transparencë me të gjitha organet e hetuesisë dhe me opinionin deri në zbardhjen e së vërtetës së shkakut për rastin në fjalë.
“Aktakuzat e ngritura sot, deri në verdiktin final të Gjykatës përkatëse, mbeten vetëm pretendime. Andaj, me këtë rast, lusim mediat, opinionin dhe të gjithë akterët e përfshirë, për korrektësi e mirëkuptim, kjo duke qenë të bindur thellë se vetëm kështu i ndihmojmë të vërtetës. Poashtu, cilësimet dhe deklaratat nga politika, mbi çështjen, mendojmë se nuk janë në shërbim të zbardhjes së vet rastit”, thuhet në reagim. /arbresh.info/
Lexo edhe:
https://www.arbresh.info/lajmet/1-ngrihet-aktakuze-ndaj-dy-zyrtareve-te-hidrodrinit-per-helmimet-ne-decan/
872 nga të helmuarit në Deçan patën bakterin Escherichia Coli
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit