Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve, A.B., dhe K.N., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”.
Prokuroria njofton se, i pandehuri A.B., me datë të pacaktuar e deri më 23 mars 2022, në Gjakovë, vë në qarkullim parat e falsifikuara duke e ditur se janë të falsifikuara me qëllim për ti vënë vetës apo tjetrit përfitim të kundërligjshëm pasuror, duke shitë me çmim më të lirë monedha nga 100 Euro në shumë të pa përcaktuara tek personi K. N.
Pas njoftimit të policisë me rastin dhe ndërmarrjes së menjëhershme të veprimeve, rezulton se i pandehuri i ka shitur personit/të pandehurit K. N., tetëmbëdhjetë (18) monedha nga 100 Euro të falsifikuara me çmim prej 20 Euro për copë e që më pas ky blerës i ka shitë këto monedha tek i mituri F.G. në shumë prej 25 Euro duke vazhduar kështu shitja tek blerësit e tjerë të mitur.
Nga patrullimet e kryera policore, të pandehurit A. B., i janë gjetur monedha të falsifikuar dhe para origjinale, të cilat i janë sekuestruar për shkak të përfitimit nga paratë e falsifikuara, vënies së tyre në qarkullim për të vërteta, transportimit, për dorjes dhe shitjes së tyre, edhe pse në dijeni se një veprim i tillë është i kundërligjshëm.
Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Falsifikim i parasë”, nga neni 296 parg.2 të KPRK-së.
Po ashtu, i pandehuri K.N., me datë të pacaktuar e deri më 23 mars 2022 në Gjakovë, vë në qarkullim parat e falsifikuara duke e ditur se janë të falsifikuara me qëllim për ti vënë vetës apo tjetrit përfitim të kundërligjshëm pasuror, vë në qarkullim parat të cilat i kishte blerë nga i pandehuri A. B., dhe kështu i shet personit tjetër së paku 7 apo 8 herë përkatësisht të miturit F.G. monedha prej 100 Euro në shumë prej 25 Euro e që më pastaj i mituri vazhdon të i shet tek i mituri tjetër B.P.
I pandehuri në mënyrë të kundërligjshme edhe pse në dijeni se paraja është e falsifikuar bënë transportimin e tyre përmes pranimit, duke përdorur dhe poseduar me qëllim të vënies në qarkullim për të vërtetë.
Me këto veprime ka kryer veprën penale “Falsifikim i parasë”, nga neni 296 paragrafi 2 të KPRK-së.
Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që të pandehurit A.B., dhe K.N., të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila iu vihet në barrë./arbresh.info/
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...