Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, sot më 31.03.2021, pas një pune të gjatë hetimore, në kohëzgjatje rreth dy vitesh, ka ngritur aktakuzë ndaj tridhjetenjë (31) personave, me inicialet: N.LL., F.A., F.E., F.F., A.B., L.Sh., A.R., F.L., Sh.Z., E.B., D.ZH., N.B., A.M., L.A., M.M., A.T., P.T., B.J., S.RR., F.F., B.P., N.Th., S.B., E.L., D.I., E.F., M.R., H.H., M.D., L.H. dhe B.J., për shkak se në këtë rast është gjetur se ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar “, nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së, “Pranimi i rryshfetit në sektorin privat”, nga neni 309 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”, nga neni 378 paragrafi 1 të KPRK-së, “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve “, nga neni 391 paragrafi 1 pika 1.3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare “, nga neni 426 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, “Dhënia e ryshfetit “, nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së, “Dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale të pranimit së ryshfetit në sektorin privat”, nga neni 309 paragrafi 1 lidhur me nenin 30 të KPRK-së dhe “Dhënja e rryshfetit në sektorin privat”, nga neni 310 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Lidhur me këtë rast, në Gjykatën Themelore në Prishtinë është deponuar edhe urdhri për shpalljen e shtatë (7) dëshmitarëve bashkëpunues dhe një (1) marrëveshje për pranimin e fajësisë.
Po ashtu në këtë aktakuzë, prokurori i rastit ka kërkuar dënimin plotësues- ndalimin e ushtrimit të profesionit për njëzetenjë (21) zyrtarë publik të përfshirë në vepra penale nga kapitulli 23 të korrupsionit zyrtar dhe kundër detyrës zyrtare, si dhe është kërkuar anulimi i testit për patentë shofer për dyzetepesë (45) kandidatë.
Prokurori i Shtetit, të njëjtën aktakuzë e ka proceduar në gjykatën kompetente për trajtim të mëtejmë./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...