Prokuroria Themelore në Pejë, departamenti për krime të rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj 10 personave për veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” , “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzë, të pandehurit H.S., R.Gj., M.H., K.L. dhe F.L., në bashkëveprim deri me datë 7 shtator 2022, në regjioni e Pejës, blejnë, furnizohen, ndërmjetësojnë dhe shesin armë e municion të llojeve të ndryshme, mes vete dhe personave tjerë, përcjell Arbresh.info.
Të pandehurit, M.N., S.J., H.J., dhe S.B., sipas aktakuzës se ngritur nga prokurori i shtetit, në fshatin Drejë të komunës së Istogut, në bashkëveprim dhe pa autorizim kanë kultivuar prej 92 copë bimë narkotike të llojit “Kanabis Sativa” në lartësi prej 200cm si dhe kanë kultivuar bimë të substancave psikotrope të të llojit “Marihuan”.
I pandehuri M.N, akuzohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur nga Policia e Kosovës 42.65 gram narkotikë të llojit “Kokaina”.
Po ashtu, i pandehuri M.N, akuzohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, paragrafi 1, të KPRK-së.
Kurse, i pandehuri Sh.J, sipas aktakuzës, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, Policia e Kosovës tek i pandehuri kishte gjetur një patentë shofer të falsifikuar të shtetësisë Finlandeze.
Siç thuhet në njoftim, Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...