Google ADS

Aktakuzë kundër tre personave që sulmuan gazetarin Valon Syla

15:21 | 4 Gusht 2023
E.K

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër tre të pandehurve me inicialet L.D, K.H dhe O.H. pasi që ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit, të motivuar me ideologji ekstreme radikale Islame përkatësisht të besimit fetarë, e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore të dëmtuarit, gazetarit, Valon Syla, përcjell Arbresh.info.

Me këto veprime të pandehurit L.D, K.H dhe O.H. në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale ”Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të KPRK-së./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme