Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër E.F., G.P., dhe D.K, për veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, i pandehuri E.F., me datë 19.07.2019, rreth orës 12:00, në Rr. “Tirana”, në Prizren, saktësisht në parkingun e qendrës tregtare “Abi Çarshia”, seriozisht e kanos të dëmtuarin C.F., me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, se do t`i shkaktoj ndonjë të keqe, në atë mënyrë pasi që i dëmtuari C.F., në cilësi të gazetarit të TV “Besa”, ishte duke incizuar aksionin e Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë për rrënimin e një pjesë të qendrës tregtare të lartëcekur, i pandehuri E.F., i afrohet të dëmtuarit dhe të njëjtit i drejtohet me fjalë kërcënuese, me ç’rast tek i dëmtuari shkakton frikë, ankth dhe pasiguri personale. Me këto veprime, ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 1 KPRK-së.
Po ashtu, i pandehuri E.F., me dashje përdorë forcën fizike ndaj personit tjetër, në atë mënyrë që derisa të dëmtuarit C.F., dhe G.Z në cilësi të gazetarëve të TV “Besa”, ishin duke incizuar aksionin e Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë, ju afrohet të dëmtuarve, e pastaj i shtynë me duar të dëmtuarit, e me këto veprime, kryen veprën penale “Sulmi” nga neni 184 paragrafi 1 të KPRK-së.
Ndërsa, i pandehuri G.P., në cilësi të menaxherit në qendrën tregtare “Abi Çarshia”, me dashje e përdor forcën fizike ndaj personit tjetër, në atë mënyrë pasi që i dëmtuari N.Xh., në cilësi të gazetarit të “TV Prizrenit”, ishte duke incizuar aksionin e Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë, për rrënimin e një pjesë të qendrës tregtare të lartëcekur, i pandehuri afrohet të dëmtuarit, fillimisht me dorë pengon incizimin nga ana të dëmtuarit, e pastaj me dorën e djathtë e sulmon të dëmtuarin derisa ishte duke mbajtur kamerën në duar, e krejt kjo me qëllim që i dëmtuari mos të incizoj. Me këto veprime, i pandehuri G.P., ka kryer veprën penale “Sulmi” nga neni 184 paragrafi 1 të KPRK-së.
Ndërkaq, i pandehuri D.K., seriozisht e kanos të dëmtuarin N.Xh., me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, se do ta privojë nga jeta, në atë mënyrë pasi që i dëmtuari N.Xh., në cilësi të gazetarit të TV “Prizreni”, ishte duke incizuar aksionin e Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë, i pandehuri afrohet tek i dëmtuari, fillimisht e pengon që i dëmtuari të incizoj, e më pas drejtohet me fjalë kërcënuese, me ç’rast tek i dëmtuari shkakton frikë, ankth dhe pasiguri personale, e krejt kjo me qëllim që i dëmtuari mos të incizoj. Me këto veprime, i pandehuri D.K., ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 2 të KPRK-së
Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit E.F., G.P., dhe D.K., kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruara si më lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat u vihen në barrë.
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...
Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?
Vullneti: Edi është 100% tipi i Xhenetës
18 persona të arrestuar për këmbim të paligjshëm të kriptova...
Johnson: Administrata Trump u votua ‘të shkundë status-quo-n...