Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Q.E., pasi që i njëjti shkaktoi aksident trafiku, si pasojë e të cilit një person ka humbur jetën.
“Sipas aktakuzës, i pandehuri Q.E., më 30 nëntor 2019, në Gjilan, nga pakujdesia, ka rrezikuar trafikun publik, duke e vënë në rrezik jetën e njerëzve, ashtu që duke drejtuar automjetin e tij të markës ‘’Ford Connect’’, si pasojë e tejkalimit të pasigurtë dhe mosmbajtjes së distancës së mjaftueshme anësore, ka goditur të ndjerin E.H., i cili në momentin kritik kishte qenë duke lëvizur me biçikletë, në drejtim të njëjtë me lëvizjen e automjetit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
I njëjti pas goditjes përplaset në rrugë, duke pësuar lëndime të rënda trupore, për të cilat ka kërkuar ndihmë mjekësore fillimisht në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, pastaj në QKUK, në Prishtinë, me ç’rast pas trajtimit mjekësor nga plagët e marra ka ndërruar jetë.
Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’, nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I pandehuri gjendet nën masën e arrestit shtëpiak që nga data 30 nëntor 2019./arbresh.info
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor