Google ADS

Aktakuzë kundër shtatë personave për falsifikim të parasë dhe mbajtja të armëve

15:57 | 21 Shtator 2021
L G

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër shtatë të akuzuarve.

“Prokuroria Speciale njofton se kundër gjashtë (6) të akuzuarve me inicialet, E.K., N.G., H.K., Z.K., V.K. dhe V.K., aktakuza është ngritur në drejtim të veprës penale “Falsifikim i parasë” nga neni 296 paragrafi 2, lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, njofton policia.

Ndërkaq, kundër një të akuzuari me inicialet S.K., Prokuroria ka ngritur aktakuzë në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së./arbresh.info/

Të ngjashme