Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinion publik se ka ngritur aktakuzë kundër pesë (5) personave të pandehur me inicialet L.M, A.B.,E.B., R.J., dhe M.A.
Sipas aktakuzës, i pandehuri L.M., më 04 Shtator 2020, në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin B.Q., dhe me atë rast ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit A.L., me ç’rast ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.
Ndërsa, të pandehurit A.B. dhe E.B., kanë marr pjesë në rrahjen, e cila ka rezultuar me vdekjen e tani të ndjerit B.Q., duke e goditur me grushta në pjesë të ndryshme të trupit me të cilën në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.
Kurse, i Pandehuri R.J., me datë, kohë dhe vend të njëjtë, ka kanosur seriozisht me fjalë të dëmtuarin A.L., me të cilën ka kryer veprën penale “Kanosja”. Po ashtu, i njëjti edhe përkundër faktit se ka qenë në dijeni për identitetin e kryerësit të veprës penale dhe për veprën penale, një fakt të tillë nuk e ka lajmëruar tek organet kompetente, me të cilën ka kryer veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre”.
Ndërsa, i pandehuri M.A., me dashje ka ndihmuar të pandehurit L.M., A.B., E.B., në shmangien e zbulimit dhe mosarrestimit nga ana e organeve të ndjekjes, me ç’rast ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat iu vihen në barrë./arbresh.info/
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...