Google ADS

Aktakuzë kundër pesë persona në Prishtinë për vepra penale që ndërlidhen me krimin e organizuar

09:53 | 31 Tetor 2024
E.G

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër pesë personave me iniciale N.S;  A.S;  B.S;  SH.S. dhe J.F.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale:

“Fajdeja”, nga neni 331 par 3 lidhur me par.1 dhe me nenin 77 dhe 31 të KPRK-së.

“Shpëlarja e parave” nga neni 302 i KPRK-së dhe nenit 56 dhe 57 të Ligjit 05/L-096 mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizmit.

“Kanosja”, nga neni 181 par. 4 lidhur me par.1 dhe me nenin 31 të KPRK-së.

“Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, nga neni 386 paragrafi 2 i KPRK-së.

“Rasti ka të bëjë me veprat penale të kryera gjatë viteve 2020 – 2022, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, ku të pandehurit janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të Fajdesë.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme