Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit SH.K, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale ‘’Ushtrim i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 të Kodit Penalë të Republikës së Kosovës.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga kjo prokurori, e cila njofton se i pandehuri gjatë vitit 2022 dhe 2023 kishte kërkuar dhe pranuar përfitim pasuror për vete me premtimin se do të ushtrojë ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e personave zyrtar të një ministrie.
“I pandehuri gjatë vitit 2022 dhe 2023 kishte kërkuar dhe pranuar përfitim pasuror për vete me premtimin se do të ushtrojë ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e personave zyrtar të një Ministrie dhe gjatë aplikimit të masave të veçanta të simulimit të veprës së korrupsionit i pandehuri arrestohet nga Policia e Kosovës në flagrancë derisa pranon një shumë të parave”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...